Bayern gjithçka për rinovimin me Olise, do ta bëjë lojtarin më të paguar të historisë

Gjermani | 9 minuta më parë

FC Bayern është gati për të nisur negociatat për rinovimin e kontratës me Michael Olise, të cili i skadon kontrata në Mynih në 2029-ën.

Sipas “Sky Deutschland” drejtuesit e klubit në këtë drejtim janë të bindur se duhet që të bëjnë gjithçka për të rinovuar kontratën me 26-vjeçarin, i cili pritet që të jetë futbollisti më i paguar në historinë e skuadrës.

Për momentin Kane dhe Musiala janë lojtarët më të paguar më rreth 25 milionë euro në sezon secili ndërsa për Olise pritet që kontrata e re do të ketë të përfshirë një ofertë më të lartë.

Burime pranë Real-it, të cilët kanë monitoruar nga afër situatën, kanë bërë me dije për “Sky Deutschland” se nuk priten surpriza pasi shanset që Olise të rinovojë janë të larta. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme