Protesta para Parlamentit, 3 në pranga dhe 6 në hetim në gjendje të lirë

Aktualitet | 2 orë më parë

Tre persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa gjashtë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë pas protestave të zhvilluara në Tiranë më 7 dhe 8 tetor. Ditën e djeshme (8 tetor), protestuesit u mblodhën para parlamentit në kundërshtim të Reformës Territoriale, që po diskutohej në seancën plenare. Protesta u shoqërua me momente tensionesh dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, në pranga janë vënë shtetasit E. L., 28 vjeç, F. Rr., 29 vjeç dhe A. A., 39 vjeç.

Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 39 vjeçe, B. M., 20 vjeç, I. T., 51 vjeç, M. C., 65 vjeç, L. B., 39 vjeç dhe E. E., 35 vjeç.

Të arrestuarit dhe personat e proceduar dyshohen për vepra penale që përfshijnë “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë policisë:

Tiranë/Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë për veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimeve në datat 7 dhe 8 tetor.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Policisë së Tiranës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimeve të zhvilluara në kryeqytet:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 28 vjeç, F. Rr., 29 vjeç dhe A. A., 39 vjeç;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 39 vjeçe, B. M., 20 vjeç, I. T., 51 vjeç, M. C., 65 vjeç, L. B., 39 vjeç dhe E. E., 35 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme