Kombëtarja e Futsallit, dy ndeshje miqësore ndaj Turqisë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Turqisë më 14 dhe 15 tetor, në kuadër të përgatitjeve të saj për sfidat e ardhshme në fazën “Main Round” të kualifikueseve europiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028.
Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen për zhvillimin e këtyre dy takimeve në Tiranë, në parkun olimpik “Feti Borova”, ku kuqezinjtë do të kenë mundësinë të testojnë gjendjen e skuadrës dhe të vijojnë punën për përmirësimin e performancës.
Ndeshja e parë do të luhet më 14 tetor, në orën 19:00, ndërsa takimi i dytë është programuar më 15 tetor, në orën 15:00.
Dy përballjet me Turqinë përbëjnë një mundësi të rëndësishme për Kombëtaren e Futsallit për të fituar më shumë eksperiencë ndërkombëtare dhe për të vijuar përgatitjet në prag të angazhimeve të ardhshme në fazën “Main Round”, ku Shqipëria bën pjesë në Grupin 6, së bashku me Kazakistanin dhe Bjellorusinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




