Ndalohet përdorimi i celularëve në shkolla, lejohen vetëm me justifikim nga prindi

Arsim | 27 minuta më parë

Nga bankat e shkollës tek çantat e nxënësit, telefoni celulare nuk do të jetë më pjesë e orës së mësimit

Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim pasues i viteve të mëparshëm që ndalon përdorimin e telefonave ne shkolle.

Fëmijët detyrohen të dorëzojnë telefonat në nisje të procesit mësimor në të kundërt nëse konstatohen me to dorëzohen në drejtorinë e shkollës .

Udhëzimi parashikon të marrin telefonat me vete vetëm ata nxënës që janë të justifikuar nga prindërit. Edhe këta të fundit e kanë të detyrueshme  ti mbajnë pajisjet e fikura pa mundësi për të telefonuar apo për të dërguar mesazhe gjatë orës së mësimit.

“Sa ajo herë që e kam marrë e kam dorëzuar”, u shpreh një nxënës.

“Po e dorëzoj se mbase më mbasi ndodhte një gjë të keqe shkollë do ta marr mamin ose babi telefon”, tha një nxënës tjetër.

Ministria ka përcaktuar qartë se telefoni nuk lejohet të mbahet edhe gjatë testimeve. Çdo nxënës që kapet me pajisje elektronike gjatë provimit, do të trajtohet si rast i kopjimit dhe do të përballet me masa që shkojnë deri në anulimin e provimit dhe penalizime të tjera disiplinore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme