Huthët kërcënojnë kompanitë ajrore dhe pasagjerët: Shmangi aeroportet saudite

Huthët e Jemenit kanë paralajmëruar kompanitë ajrore dhe pasagjerët që të mos përdorin aeroportet dhe hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, duke i cilësuar ato si objektiva të mundshme të operacioneve të tyre ushtarake.
Paralajmërimi u bë nga zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, i cili deklaroi se thirrja për shmangien e aeroporteve saudite mbetet në fuqi.
Sipas tij, aeroportet dhe hapësira ajrore saudite mund të jenë objektiva të forcave të Huthëve. Megjithatë, Saree bëri të ditur se paralajmërimi nuk përfshin Mekën dhe Medinën.
Grupi i armatosur u ka bërë thirrje kompanive ajrore dhe udhëtarëve që ta marrin seriozisht këtë mesazh, ndërsa ka fajësuar Arabinë Saudite për dështimin e përpjekjeve për uljen e tensioneve.
Paralajmërimi vjen në një kohë tensionesh të shtuara në rajon, pas sulmit vdekjeprurës të raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad, duke lënë 12 viktima dhe mbi 300 të plagosur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




