U pezullua nga Federata Bullgare për “performancë të dobët”, arbitrit i besohet ndeshja Viking Stavanger – FC Bayern

Sport | 1 orë më parë

Georgi Kabakov do të arbitrojë ndeshjen e së martës në Ligën e Kampioneve mes Viking Stavanger dhe FC Bayern. 40-vjeçari, vetëm një vit më parë, u pezullua nga Federata Bullgare e Futbollit për shkak të një episodi që la shumë dyshime.

Arsyeja e pezullimit ishte gjykimi i tij më 7 tetor 2025, gjatë një ndeshjeje të ligës bullgare midis Slavias dhe Lokomotiv Sofia. Kabakov ishte njëri prej dy arbitrave në VAR përkrah Vladimir Valkov. Ndeshja e fituar nga Slavia me shifrat 2-0  përfundoi në syrin e ciklonit për shkak të golit të parë të Slavias, i cili u parapri nga një incident shumë i diskutueshëm.

Lojtari i Slavias, Martin Georgiev, preku topin me të dyja duart përpara se t’i jepte asist Emil Stoev. Arbitri lejoi golin, dhe arbitrat në VAR,  Kabakov dhe Valkov nuk ndërhynë. Ky vendim u prit me polemika nga lojtarët e Lokomotivës dhe Unioni Bullgar i Futbollit, i cili më pas pezulloi Kabakovin dhe kolegun e tij për një kohë të pacaktuar për “performancë të dobët”. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme