Moti/ Dita e sotme me diell në pjesën më të madhe të vendit

Aktualitet | 1 orë më parë

Për ditën e sotme (15 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas SHMU-së, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta e hera – herës deri mesatare kalimtare kryesisht përgjatë relieveve të larta malore.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 20 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme