Nike zëvendëson Mbappé-n me Olise

Michael Olise pritet që të bëhet atleti simbol i Nike! Ylli i Bayern-it të Mynihut, i cili deri më tani nuk ka sponsor teknik personal, ka vendosur që t’i bashkohet Nike.
Kompania amerikane është e vendosur që të finalizojë këtë marrëveshje pasi në ditët e fundit ka humbur shumë terren karshi rivaleve duke humbur bashkëpunimin me një sportist si Kylian Mbappé.
27-vjeçari vendosi që të t’i bashkohej kompanisë svioceriane ON duke krijuar kështu një boshllëk të madh sa i përket imazhit për kompaninë Nike.
Ylli i Bayern-it pritet që të përfitojë po aq sa paraardhësi i tij, i cili në dhjetë vite kontratë me Nike arkëtoi rreth 185 milionë $. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




