Egnatia- Midtjylland, Gruda: Emocion të shënosh në ndeshje të mëdha, një pikë e vlefshme

Conference League | 48 minuta më parë

Shënoi golin e parë historik të Egnatias në fazën e ligës së Conference League. Igli Gruda ka folur për RTSH pas barazimit 1-1 ndaj Midtjyllandit. Sulmuesi i rrogozhinasve nuk e fsheh kënaqësinë për golin e shënuar dhe deklaron se një pikë e marrë në debutim është një rezultat i mirë për Egnatian.

“Emocion i veçantë të shënosh në të tilla ndeshje, sepse janë ndeshje të mëdha, kompeticion i madh. Jam i lumtur për këtë arritje. Kishim raste për të shënuar sërish, por ky rezultat besoj se është rezultat i mirë për ekipin tonë.

Kontingjenti është i mirë, ekipi është i plotë. Ndeshjet janë çdo 3-4 ditë, janë të vështira, por kemi lojtarë plot dhe besoj se nuk do të jetë problem.

Vitrinë për jashtë? Shpresoj shumë që të hapen pak rrugët”, tha mes të tjerash Gruda.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme