Tirana, trajneri Klafuriç: Një fitore shumë e rëndësishme

“Një fitore e vështirë, por dhe shumë e rëndësishme. Laçi është një ekip shumë i mirë”. Trajneri i Tiranës, Dean Klafuriç ka komentuar për “Super Gol” fitoren 1-0 të arritur përballë Laçit”.
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Dua të përgëzoj ekipin kundërshtar për mënyrën se si luajti, janë shumë agresivë, vrapojnë shumë, mbështesin dhe luajnë për njëri-tjetrin. Është shumë e vështirë kundër tyre”.
“Është një skuadër që nuk na përshtaten për stilin tonë të lojës, ndaj, për këto arsye, ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne. Edhe për se lojtarët e mi sot nuk ishin në nivelin normal, më shumë se 90% e tyre nuk ishin në nivelin e zakonshëm”.
“Jam i lumtur që reaguam në pjesën e dytë, u zgjuam dhe taktikisht ishim shumë më mirë se në pjesën e parë. Është e rëndësishme që, kur nuk je mirë dhe nuk je në ditën tënde, kur nuk di të shprehësh cilësitë e tua, të fitosh ndeshjen. Këtë mund ta bëjnë vetëm ekipet me cilësi”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



