Laçi, trajneri Osmani: Luajtëm mirë, por…

Abissnet Superiore | 40 minuta më parë

“Luajtëm mirë, por në një moment pakujdesie pësuam gol”. Trajneri i Laçit, Qatip Osmani ka komentuar pwr “Super Gol” humbjen 1-0 të pësuar përballë Tiranës në javën e 7-të të “Abissnet Superiore”.

“Tri humbje radhazi, sigurisht që shqetësojnë, nuk është mirë për ekipin. Megjithatë, sa i përket lojës, në një moment pakujdesie e pësuam. Luajtëm mirë, krijuam raste, por nuk i shfrytëzuam. Një ekip si Tirana di si ti shfrytëzojë gabimet tona”.

“Deri kur pësuam gol ne nuk ishim inferior. Mund të them që loja ishte e barabartë, qarkulluam topin dhe tentuam të godasim. I humbëm mundësitë që kishim, duhet të punojmë në këtë drejtim”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme