Protestat e dhunshme, Rama: Fatkeqësi kombëtare, Policia u tregua e vetëpërmbajtur

Politikë | 1 orë më parë

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar vetëpërmbajtjen e policisë së shtetit përballë dhunës nga ana e studentëve dhe nxënësve protestues. Teksa u shpreh se pas protestës nuk qëndrojnë student të cilët kërkojnë arsimim më të mirë, ai u ndal te tubimi i 2018-ës duke e konsideruar si shembull të protestës studentore të cilët dolën me kërkesa të qarta për universitetet.

“Policia e shtett ka qenë në maksimumin e vetëpërmbajtjes së vetë. C’tjetër vec vetëpërmbajtjes së policisë mund të bënte që të hidhej flaka dhe të ndizeshin flakët në një sërë institucionesh, në ministry. E dini pse shkojnë te ministria e arsimit? Nuk janë student që kërkojnë më shumë, por duan të fusin në kokën e gjithsekujt se kjo është revoltë për arsimin. Kjo s’është revolt për arsimin por ajo e 2018-ës, ku ishin 20 e kusur mijë student e nxënës që bllokuan Tiranën me ditë e javë, bllokuan universitetet, bllokuan mësimin,por ishin paqësorë dhe kishin kërkesa për universitetin. U desh durim, qetësi, kohë për të arritur për të vendosur një dialog”, deklaroi Rama.

Ndërsa e cilësoi një fatkeqësi kombëtare dhunën, hedhjen e molotovëve dhe gurëve ndaj efektivëve, kreu i qeverisë nënvizon se pas këtyre protestave fshihet Rusia dhe Antifa.

“Fatkeqësi kombëtare. Kjo po ndodh në Francë, Iltali, Portugali, Belgjikë., paralajmërohet se do të ndodhë kudo, por asnjë parti politike nuk ka dalë të mbajë anën e dhunuesve, të brohorasë flakët mbi institucion. Pas të cilëve nuk ka studentë, por ka vetëm qenie të verbra, njerëz pa shkollë, njerëz që nuk dijnë as nga vijnë dhe as ku shkojnë të cilët adhurojnë molotovin, llastiqet me saccme që godasin kafkat e policëve”, deklaroi Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme