Të rinjtë bojkotojnë sërish mësimin në Lezhë dhe Shkodër, marshim në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”
Një grup të rinjsh në Shkodër dhe në Lezhë kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë në rrugët e qytetit në shenjë proteste. Në Lezhë, të rinjtë po marshojnë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë dislokuar forca të shumta policie për të monitoruar situatën.
Në Shkodër, të rinjtë janë ndalur përpara Bashkisë Shkodër, ku u kanë kërkuar efektivëve të heqin kapelat dhe t’u bashkohen në marshimin e tyre.
Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar nga protestat, edhe shumë nxënës të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos paraqiten në shkollë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




