Protesta në rrethe- Tensione në Lezhë, të rinjtë dëmtojnë sinjalistikën rrugore. Në Rubik dalin në Rrugën e Kombit, djegin goma

Aktualitet | 1 orë më parë

Një grup të rinjsh në Shkodër dhe në Lezhë kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë në rrugët e qytetit në shenjë proteste. Në Lezhë, të rinjtë nisën marshimin me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa situata u tensionua pasi u penguan nga policia, e cila kishte blinduar sheshin për të mos lejuar afrimin e protestuesve pranë Bashkisë së Lezhës. Gjatë marshimit, disa prej tyre dëmtuan sinjalistikën rrugore dhe ndezën zjarre.

Edhe në Mirditë, një pjesë e nxënësve i janë bashkuar bojkotit të procesit mësimor. Ndërkohë, në Rubik, të rinjtë kanë dalë në Rrugën e Kombit, ku me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen” po protestojnë duke djegur goma në rrugë.

Në Shkodër, të rinjtë janë ndalur përpara Bashkisë Shkodër, ku u kanë kërkuar efektivëve të heqin kapelat dhe t’u bashkohen në marshimin e tyre.

Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar nga protestat, edhe shumë nxënës të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos paraqiten në shkollë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme