Vlorë/ I vendoset lëndë plasëse automjetit të administratorit të Shushicës

Aktualitet | 1 orë më parë

Një automjet në pronësi të administratorit të njësisë administrative Shushicë është dëmtuar gjatë natës në fshatin Llakatund të Vlorës, dyshohet nga shpërthimi i një lënde plasëse.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50, ndërsa automjeti i përket Igli Bimajt, 29 vjeç, banues në Shushicë, i cili e kishte parkuar pranë banesës së tij. Ndërkohë, bëhet me dije se vetëm pak ditë më parë, 29-vjeçari ka pasur edhe konflikte fizike, ku disa banorë të zonës dyshohet se e kanë dhunuar.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme