Pulisic rinovon me Milanin deri në vitin 2031

Futboll Bota | 1 orë më parë

Christian Pulisic ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Milanin deri më 30 qershor 2031. Marrëveshja, e arritur ditët e fundit, u bë zyrtare nga klubi kuqezi, u nënshkrua në Casa Milan të enjten, më 29 tetor.

Sulmuesi amerikan iu bashkua Milanit në vitin 2023 dhe deri më sot ka bërë 142 paraqitje dhe ka shënuar 44 gola.

Për sa i përket shifrave, Pulisic do të kalojë nga një pagë neto prej 4 milionë eurosh në 5 milionë euro për sezon, duke përjashtuar bonuset, të cilat do të rriten në 6.5 milionë euro bruto.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme