Samiti BE-Kanada/ António Costa: Marrëdhëniet tona nuk kanë nevojë për ndërmjetësimin e SHBA-së

Botë | 2 orë më parë

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka nënvizuar pavarësinë dhe peshën strategjike të partneritetit mes Bashkimit Evropian dhe Kanadasë, duke deklaruar se kjo marrëdhënie funksionon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa pasur nevojë për ndërmjetësim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklaratat e tij u bënë gjatë një interviste pas fjalimit të mbajtur në skenën e Conseil des relations internationales në Monreal, me rastin e zhvillimit të samitit BE-Kanada.

Një partneritet i bazuar në vlera dhe vizion të përbashkët

Duke folur për pozicionimin gjeopolitike të të dyja palëve, Costa sqaroi se si Brukseli ashtu edhe Otava synojnë të ruajnë raporte konstruktive me Uashingtonin, por kjo nuk ndikon në autoniminë e bashkëpunimit dypalësh evropiano-kanadez.

“Ne kemi një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis Evropës dhe Kanadasë. Dhe, sigurisht, Kanadaja me siguri dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, ashtu siç duam të kemi marrëdhënie të mira me SHBA-në”, u shpreh Presidenti i Këshillit Evropian.

Lidhur me thelbin e lidhjes transatlantike mes BE-së dhe Kanadasë, Costa nënvizoi natyrën e saj të veçantë:

“Por marrëdhënia jonë me Kanadanë nuk ka të bëjë fare me këtë: është një marrëdhënie unike, e bazuar në vlera, interesa dhe një vizion të përbashkët për botën”.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme