Vora-Dinamo në RTSH, Bellaj: I kënaqur me skuadrën, të jemi të fortë në fushën tonë

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj foli për RTSH pas barazimit 2-2 ndaj Dinamos, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit.

“Dua të përgëzoj çunat për pjesën e dytë. Pjesën e parë e kishim zgjidhur duke bërë presing lart. Me rotacionet që bëri Dinamo, me atë që ka Dinamon, është pak e vështirë. Disa herë i kapëm, disa herë jo rotacionet që bënin dhe na dilnin shumë thjesht.

Në pjesën e dytë korrigjuam mesfushën që kishim problem. Futëm Gjylën pak në qendër. Në pjesën e dytë nuk kishin mundësi vertikalizimi dhe as rotacioni, atë që bënte Dinamo. Mbyllëm qendrën dhe lamë krahët hapur. Dua të përgëzoj çunat. Vrapi, Zuna, Daku dhe Halabaku nga ai krah. Pjesën e dytë pësuam gol nga gabimi ynë, por gabimet ndodhin në futboll. Erdhi barazimi me golin e Dakës, ishte i shkëlqyer dhe dua ta falenderoj.

Sot nuk mund të them se u ndjenë mungesat. Dhe këto që luajtën, ,e detyrat që bëjnë ato që mungonin, besoj se është kryesorja disiplina taktike që ne kemi. Nga të gjithë, si ai titullar dhe ai që vjen nga stoli. Për këtë dua të përgëzoj çunat. Morëm 1 pikë me Dinamon. Kemi momente pozitive dhe dua ta vazhdojmë kështu.

Jam shumë i kënaqur. Kemi disa ndeshje që japim maksimumin. Luajmë mirë, kemi marrë pikët tona. Jam shumë i kënaqur po ta krahasoj me vitin e kaluar, me pikët që kemi marrë në fushën tonë. Kjo është ajo që duhet të jemi. Të jemi të fortë në fushën tonë. Jashtë fushe e kemi mundësinë që të shprehemi dhe të marrim pikët e duhura”, ka thënë mes të tjerash Bellaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme