Ankimoi “arrestin shtëpiak”, Apeli i GJKKO shtyn për nesër seancën ndaj Malltezit

Apeli i Posaçëm i GJKKO ka shtyrë për më 24 janar shpalljen e vendimit mbi kërkesën e depozituar nga dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për revokim të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Pas shqyrtimit të ankimit në Apel, gjykata vendosi që ditën e nesërme të bëhet shpallja e vendimit.
Kujtojmë se prej nëntorit të vitit 2023 Jamarbër Malltezi ndodhet në “arrest shtëpie”.
Ai është marrë i pandehur për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




