Arrestohet Kreshnik Farruku – Pas zbutjes së masës së arrestit, SPAK e akuzon për një dosje tjetër kriminale

Pak ditë pasi Gjykata e Durrësit i zbuti masën e sigurisë nga “arresti në burg” në “arrest në shtëpi”, Kreshnik Farruku është vënë nën pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Farruku ishte ndaluar për qëllime ekstradimi në Itali, mbi një dënim të Gjykatës së Ankona-s me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e trafikut të drogës.
Por, mbrëmjen e 11 janarit banesa e tij në Manëz të Durrësit është rrethuar nga efektivë të RENEA-s që e vunë në pranga për një hetim që SPAK po zhvillon mbi veprimtarinë e dyshuar kriminale të tij.
Ai njihet si drejtues i Klanit Farruku, kryesisht të akuzuar për grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




