I vendoset tritol një hoteli në Theth, s’ka të lënduar nga shpërthimi

Një sasi lënde plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një hoteli në Theth, mëngjesin e kësaj të diele (12 janar). Ngjarja është regjistruar rreth orës 1:30 minuta, ku një person, i cili është kapur edhe nga kamerat e sigurisë, është afruar në këmbë, ka vendosur lenden plasëse dhe më pas është larguar.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të plagosur, teksa janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Policia ka arritur të arrestojë autorin, një i ri nga një fshat tjetër. Ai po merret në pyetje në lidhje me arsyet e vendosjes se lëndës plasëse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




