Tentoi të fuste në Shqipëri mbi 3.4 kg kokainë, kapet në Muriqan 32-vjeçari

Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi po tentonte të fuste në Shqipëri përmes pikës kufitare të Muriqanit 3. 430 kilogramë kokainë dhe mallra të kontrabanduara.
Policia ka bërë me dije se nga kontrolli i kryer në furgonin të cilin po drejtonte 32 vjeçari, u gjet lënda narkotike kokainë, e ndarë në 3 pako, 60 shishe me pije alkolike dhe 1 televizor që dyshohet se janë të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerje.
Lënda narkotike, mallrat, automjeti i të arrestuarit dhe 2 celularë të tij u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Pakot”. Sekuestrohen në hyrje të vendit, 3.430 kg Kokainë dhe mallra të kontrabanduara.
Arrestohet drejtuesi i furgonit me të cilin transportoheshin lënda narkotike dhe mallrat.
Si rezultat i intensifikimit të punës dhe kontrolleve në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, lëvizjen e sigurtë të shtetasve, si dhe eliminimin e radhës gjatë kësaj periudhe festive, shërbimet e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot”.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




