Gjendet i pajetë një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se ka qenë viktimë e një grabitje

Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në Vlorë këtë të diel (22 dhjetor), teksa dyshohet se është vrarë. Ngjarja u regjistrua në lagjen “10 korriku”, teksa i moshuari dyshohet se ka qenë pre e një grabitje. Sipas Policisë, praraprakisht dyshohet se i moshuari ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak, por në trupin e fytyrën e tij janë konstatuar dëmtime.
Për pasojë, trupi do t’i nënshtrohet ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar qart shqet e dëmtimeve në fytyrë dhe shkakun e vdekjes. Për momentin nuk dihen ende më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, teksa policia ka nisur hetimet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




