Ankorohen në Durrës tri tragete, në 24 orë numri i pasagjerëve pritet të arrijë në 7 mijë

Aktualitet | 2 vite më parë

Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin edhe në portin e Durrësit, duke rritur ndjeshëm numrin e udhëtarëve që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës.

Këtë të diel (22 dhjetor) mbërritën tre tragete, të cilët sollën rreth 5 mijë pasagjerë dhe rreth 1300 automjete, por në këtë 24 orësh numri i pasagjerëve që pritet të ankorohen me dy tragete të tjera do ta çojnë numrin e udhëtarëve në 7 mijë.

Tragetet që erdhën të dielën do të kthehen sërish në portet italiane të Barit dhe Ankonës, por me një nunër të vogël udhëtarësh.

Fluksi në ardhje pritet të vazhdojë deri në datën 25 dhjetor, ndërkohë që nga data 2 janar nis fluksi në ikje.

Autoriteti Portual në bashkëpunim me degën e Doganës dhe Policinë Kufitare kanë marrë masa për vënien në punë me kapacitet te plotë të të gjithë sporteleve të disponueshme për të përpunuar dokumentacionin e udhëtarëve në një kohë  sa më të shpejtë.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme