Ministria e Mbrojtjes apel për masa parandaluese për përmbytje dhe gatishmëri për situata emergjente

Aktualitet | 2 vite më parë

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka bërë thirrje për të gjitha strukturat vendore dhe qendrore që të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente.

Sipas raportimeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit. Ndërsa më 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër. Në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Në lartësitë mbi 400 metra, në Veri, Lindje dhe Juglindje, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport.

Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se bashkëpunimi dhe veprimi i shpejtë janë thelbësore për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve gjatë këtyre kushteve të motit ekstrem.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme