Apeli i GJKKO-së kthen për rigjykim dosjen e inceneratorit të Fierit

Aktualitet | 2 vite më parë

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Krimet e Rënda ka prishur vendimin e mëparshëm të dhënë nga trupi gjykues i GJKKO lidhur me inceneratorin e Fierit dhe ka kthyer dosjen për rigjykim me një trup tjetër gjykuese.

Për inceneratorin e Fierit, GJKKO vendosi në shator 2023 dënimin me 6 vjet e 8 muaj burgim për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për akuzat “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni” dhe “Pastrimi i parave”. Gjithashtu me 2 vite e 8 muaj burg u dënua ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i akuzuar për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion”.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se janë shkelur ligjet për koncesionet dhe prokurimet publike lidhur me procedurën e dhënies së koncesionit për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier. Gjithashtu sipas SPAK rezulton e janë paguar fatura fiktive për punë që nuk janë kryer kurrë në këtë incenerator.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme