Kremlini: Të gatshëm për dialog, ende s’kemi marrë sinjale

Pritshmëritë janë të larta që presidenti rus Vladimir Putin dhe Trump së shpejti do të zhvillojë një telefonatë për të diskutuar konfliktin, pasi republikani u zotua në fushatën për t’i dhënë fund të shpejtë luftimeve.
Rusia është e gatshme për një dialog të barabartë dhe reciprok, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke reaguar ndaj kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur sanksione kundër Moskës.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia ishte “gati për një dialog të barabartë dhe të respektueshëm reciprok”.
“Jemi në pritje të sinjaleve, të cilat ende nuk i kemi marrë”, shtoi ai.
Përgjigja vjen pas një komenti dje nga zëvendës ambasadori rus në OKB Dmitry Polyanskiy, i cili tha se Kremlini duhet të dijë se çfarë dëshiron Trump në një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës përpara se të ndërmarrë ndonjë hap të mëtejshëm.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




