Përshëndetja naziste-Netanjahu mbron Elon Musk-un: Po hedhin baltë padrejtësisht

Botë | 2 vite më parë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka mbrojtur miliarderin e njohur Elon Musk pasi ky i fundit përshëndenti me simbolikën e njohur naziste.
Sipas Netanjahut, “Elon Musk po njolloset në mënyrë të rreme” shkruan Netanjahu në X. 

“Elon është një mik i madh i Izraelit. Ai vizitoi Izraelin pas masakrës së 7 tetorit… [dhe] që atëherë ka mbështetur vazhdimisht dhe me forcë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten kundër terroristëve gjenocidalë dhe regjimeve që kërkojnë të asgjësojnë të vetmin shtet hebre. E falënderoj atë për këtë” theksoi Netanjahu.

Musk, i cili ka qenë një mbështetës dhe aleat i zëshëm i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, bëri një gjest me krahun e ngritur drejt gjatë inaugurimit të hënën që shumë e panë si një përshëndetje naziste, megjithëse ADL e quajti atë një “gjest të sikletshëm”. 

Musk në të kaluarën ka ndarë meme dhe teori supremaciste të bardhë për rrjetin social ‘X’ që kanë ngritur akuza për antisemitizëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme