Tesla shpërthen në flakë në hyrje të hotelit “Trump International” në Las Vegas, një i vdekur

Autoritetet në Las Vegas po hetojnë një shpërthim dhe zjarr të një Tesla Cybertruck në hyrje të hotelit Trump International të mërkurën në mëngjes.
“Një zjarr automjeti u raportua në hotel pak pas orës 8:40 të mëngjesit, dhe ekipet mbërritën për të gjetur një Cybertruck të vitit 2024 të përfshirë nga flakët, tha sherifi i Las Vegasit, Kevin McCahill, gjatë një konference për shtyp.
“Ka një person të vdekur brenda Cybertruck-ut dhe për momentin nuk e dimë nëse është mashkull apo femër,” tha McCahill.
Shtatë persona të tjerë pësuan lëndime që McCahill i përshkroi si “të lehta” si pasojë e shpërthimit.
Jeremy Schwartz, agjent special i përkohshëm në krye të FBI-së në Las Vegas, gjithashtu konfirmoi gjatë konferencës se ekipi i tij është i përfshirë në hetim. Eric Trump, nënkryetar ekzekutiv i organizatës Trump, shkroi në X se “siguria dhe mirëqenia e mysafirëve dhe stafit tonë mbeten prioriteti ynë kryesor.”
“Ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për Departamentin e Zjarrfikësve të Las Vegasit dhe forcat lokale të rendit për përgjigjen e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin e treguar,” shkroi Trump.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




