Rrëzohet helikopteri spitalor në Turqi – Përplasja me godinën e spitalit i merr jetën dy pilotëve dhe dy mjekëve

Botë | 2 vite më parë

Një helikopter i urgjencave mjekësore u rrëzua këtë të diel në provincën e Muglas jugperëndim të Turqisë duke i marrë jetën dy pilotëve, një mjeku dhe një infermieri. “Helikopteri ra në tokë pasi goditi katin e katërt të një spitali gjatë ngritjes, tha guvernatori i provincës Mugla, Idris Akbiyik.

Ai shtoi se në zonën ku ndodhi aksidenti ka pasur mjegull dhe se shkaku i saktë i rrëzimit do të përcaktohet nga hetimet.  Pas një dite  mungese shërbimi për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, pilotët e helikopterit të ambulancës turke vendosën të ngriheshin për një fluturim drejt Antalias, por u ndeshën me mjegull të dendur pak pas nisjes.

Në kthim, mjegulla e dendur bëri që helikopteri të përplaset me spitalin dhe të rrëzohet në oborr.  Aksidenti vjen pak më pak se dy javë pasi gjashtë ushtarë u vranë kur dy helikopterë u përplasën gjatë një stërvitje të ushtrisë në provincën jugperëndimore Ispartas. Në atë kohë, ministria e mbrojtjes nuk specifikoi se çfarë e shkaktoi përplasjen ku humbën jetën 6 persona.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme