Putin: Duhet ta kisha pushtuar Ukrainën më herët

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Rusia duhet të kishte nisur një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës më herët dhe të ishte përgatitur më mirë për luftën.
Në konferencën e tij për shtyp të fundvitit të enjten, Putin tha se duhej të kishte pasur “përgatitje sistematike” për pushtimin e vitit 2022, të cilin ai e quan një “operacion special ushtarak”.
Rusia kapi Krimenë në vitin 2014 dhe forcat pro-ruse filluan një konflikt në Ukrainën lindore, ndërsa tetë vjet më vonë Putin u përpoq të kapte Kievin.
Gjatë paraqitjes së tij katër-orëshe, Putin foli gjithashtu rreth udhëheqësit të rrëzuar të Sirisë, doktrinës më agresive bërthamore të Rusisë si dhe çështjeve të brendshme. E cilësuar si “Rezultatet e Vitit me Vladimir Putinin”, ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë kanalet kryesore të TV shtetëror të enjten.
Për luftën në Ukrainë, Putinin që tha se ishte “i hapur për kompromise” për t’i dhënë fund, megjithëse ishte e paqartë se çfarë mund të përfshinin kompromise të tilla.
Forcat ruse po bëjnë përparim në vijën e frontit çdo ditë, tha ai, duke i përshkruar trupat e tij si “heronj”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




