Raporti i të drejtave të njeriut: Izraeli kreu akt gjenocidi, kufizoi furnizimin me ujë të Gazës

Kufizimi i furnizimit me ujë të Gazës nga Izraeli në nivele nën nevojat minimale përbën një akt gjenocidi dhe shfarosjeje, si një krim kundër njerëzimit. Kështu nënvizohet në raportin e të drejtave të njeriut, Human Roights Watch, pas hetimit të sulmeve izraelite në infrastrukturën e furnizimit me ujë në Gaza gjatë luftës së saj 14-mujore atje.
HRW ka akuzuar forcat izraelite për veprime të qëllimshme që synojnë të zvogëlojnë disponueshmërinë e ujit të pastër në mënyrë drastike sa që popullsia është detyruar të përdorë burime të kontaminuara, duke çuar në shpërthimin e sëmundjeve vdekjeprurëse, veçanërisht në mesin e fëmijëve.
Veprimet e Izraelit kanë vrarë mijëra palestinezë dhe përbëjnë një akt gjenocidi, argumenton HRË, duke cituar deklaratat e ministrave në koalicionin qeverisës të vendit se furnizimi me ujë i Gazës do të ndërpritet si dëshmi e qëllimit.
Izraeli ka hedhur poshtë akuzat se ka kryer gjenocid ose krime kundër njerëzimit në Gaza. Kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, i ka konsideruar këto akuza si të rremë.
Qeveria e tij ka këmbëngulur në të drejtën e saj për vetëmbrojtje pas sulmit tronditës të Hamasit ndaj komuniteteve në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe rreth 250 u morën peng.
Akuzat e paraqitura nga HRW nuk janë aq të gjera sa ato të Amnesty-së, duke u fokusuar veçanërisht në furnizimin me ujë të Gazës, por organizata pretendon se provat janë dërrmuese se Izraeli ka përdorur ujin si armë kundër popullatës palestineze kolektivisht, me rezultate vdekjeprurëse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




