Zelensky takime në Bruksel, liderët e NATO-s diskutojnë hartimin e një strategjie mbi luftën e Rusisë

Duke iu drejtuar mediave së bashku me shefin e NATO-s Mark Rutte, presidenti i Ukrianës Volodimir Zelensky e quajti vizitën në Bruksel një mundësi shumë të mirë për të folur për garancitë e sigurisë për Ukrainën, siç u shpreh ai për sot dhe të ardhmen. Ndërsa udhëheqësit evropianë këmbëngulin se po fokusohen në nevojat urgjente të Kievit, disa prej tyre po diskutojnë se si të garantojnë sigurinë e vendit pasi lufta të përfundojë, përfshirë edhe mundësinë e vendosjes së forcave evropiane në Ukrainë, ide që kundërshtohet nga kancelari gjerman Olaf Scholz.
Presidenti Zelenskiy tha se ai dhe Rutte zhvilluan një takim të rëndësishëm dhe shumë thelbësor duke u fokusuar tek forcimi i mbrojtjes ajrore për Ukrainën. Shefi i NATO-s tha se bisedimet në Bruksel me krerë e vendeve të BE-së kanë në fokus marrjen e masave që Ukraina të jetë në pozitë sa më të favorshme kur të vendosë të hyjë në bisedimet e paqes me Rusinë.
Rutte tha Kevi duhet furnizuar me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë të tjera për t’u përballur me forcat ruse. Më herët, Presidenti ukrainas u takua me homologun francez Macron, i cili mbështet idenë për dërgimin e forcave evropiane në Ukrainë. Bisedimet e së mërkurës me Ukrainën vijnë pasi janë shtuar pasiguritë mbi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, pasi Presidenti Donald Trump të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Ky i fundit kërkon t’i jepet fund luftës dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




