Netanyahu miraton “në parim” marrëveshjen e armëpushimit me Hesbollahun

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi “në parim” marrëveshjen e armëpushimit me Hezbollahun gjatë një konsultimi për sigurinë me zyrtarët izraelitë të dielën mbrëma.
Izraeli ka ende rezerva për disa detaje të marrëveshjes, të cilat do i transmetohen qeverisë libaneze këtë të hënë.
Bisedimet duket se po ecin pozitivisht drejt një marrëveshjeje. Ditët e fundit, Hezbollahu ka shqyrtuar një propozim të mbështetur nga SHBA për një pauzë 60-ditore në luftime që mund të çojë në një armëpushim të qëndrueshëm.
Izraeli nisi një ofensivë në Liban në mesin e shtatorit pas sulmeve të Hezbollahu, i cili u solidarizua me Hamasin dhe palestinezët në Gaza. Që atëherë, Izraeli ka nisur një pushtim tokësor, ka vrarë një varg liderësh të Hezbollahut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




