Aksident fatal në Kosovë, kamioni përplaset me veturën me targa të huaja, 2 viktima

Kosovë | 11 muaj më parë

Një aksident fatal ka ndodhur në Kosovë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku dy gra kanë ndërruar jetë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 07:40, ku një kamion me targa të Kosovës është përplasur me një veturë me targa të huaja.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesja e veturës dhe një grua tjetër humbën jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit pësoi lëndime. Drejtuesja e mjetit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetra u dërgua pa shenja jete në spital.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes ishin të pranishme njësitë policore, njësia e zjarrfikësve dhe ekipe të tjera relevante, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme