Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier, makina përfundon në kanal

Aktualitet | 10 muaj më parë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Fier pasditen e sotme, teksa një automjet ka përfunduar në kanal.

Në përplasje janë përfshirë dy mjete “Audi” dhe një “Benz Mercedes”, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes, por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze dhe ambulancat janë kthyer bosh.

Për shkak të përplasjes, mjeti tip “Benz” ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar, edhe pasi në vendngjarje kanë mbërritur 6 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor që kanë vijuar punën për disiplinimin e trafikut.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjës, për të pastruar aksin rrugor nga plastikat dhe vaji i makinave që është derdhur në rrugë në mënyrë që të mos ketë probleme të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme