Aksident në Fier, mjeti përplas 2 këmbësorë, çifti i bashkëshortëve dërgohet në spital

Aktualitet | 10 muaj më parë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Libofshë. Një automjet tip Benz ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh, të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë e goditjes së fortë.

Të lënduarit u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi N. Sh., 55 vjeç, ka përplasur 2 këmbësorë, shtetasit A. M., 62 vjeç, dhe H. M., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme