Aksident në unazën e Fierit, makina përplas biçikletën, plagoset drejtuesi i saj

Aktualitet | 1 orë më parë

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm (12 tetor) në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka rënë në tokë dhe ka pësuar lëndime trupore. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të disiplinuar trafikun në këtë aks rrugor me fluks të lartë qarkullimi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme