Aksident në Vlorë, mbetet i lënduar rëndë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, në zonën e Bestrovës.
Automjet tip Porsche është përplasur me barrierën mbrojtëse, e cila ka përfunduar brenda kabinës së automjetit ku ndodheshin tre persona.
Si pasojë, vetëm një person ka pësuar lëndime të shumta dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor janë shpërndarë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të sqaruar rrethanat. Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur në një pjesë të ngushtë të rrugës, ku më pas është bllokuar një pjesë e madhe e qarkullimit.
Për momentin, autoritetet janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të siguruar informacionet e nevojshme që mund të ndihmojnë në identifikimin e faktorëve që sollën këtë aksident.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




