All-Star Game 2026, SHBA-Bota/ Zbulohen emrat e protagonistëve, LeBron James grumbullohet për të 22-in vit radhazi

Ndeshja e yjeve të NBA këtë vit do të jetë ndryshe pasi mbrëmjen e 15 shkurtit ndeshja, e cila do të mbahet në “Intuit Dome” në Inglewood të Kalifornisë vendos përballë njëra-tjetrës një skuadër të përzgjedhur me lojtarët më të mirë amerikanë përballë lojtarëve të kontinenteve të tjerë, të cilët militojnë në NBA.
Edicioni i 75-të i All Star Game përkon edhe me grumbullimin e 22-të radhazi të një lojtari si LeBron James, i cili është zgjedhur si lojtar rezervë në Konferencën e Perëndimit.
NBA, me qëllim që të përfshijë sa më shumë tifozët në këtë event, u ka dhënë shansin atyre që të vendosin me anë të votimit nga shtëpia të caktojnë skuadrën titullare ndërsa trajnerët kanë mundur që të përgatisin dy lista për secilën konferencë ku kanë seleksionuar rezervat.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




