Amvisat nisin përgatitjen e pastërmasë, një traditë e trashëguar

Sociale | 2 vite më parë

Në Korçë vijojnë ende të ruhen disa prej traditave të vjetra, të trashëguara nga të parët tanë. Një prej tyre është dhe përgatitja e mishit të thatë ose siç njihet në gjuhën popullore, pastërmaja. Amvisat tashmë kanë nisur përgatitjen e saj ndërsa na tregojnë sesi kryhet procesi i tharjes. Ato thonë se pastërmaja ka një shije të veçantë dhe shkon me motin e ftohtë pasi përshtatet edhe me gatimet e stinës së dimrit.

“E kemi pasur traditë që nga pleqtë tonë deri në ditët e sotme. Pastërmanë e bënin me rripa, e bënim me kripë dhe e linim 3-4 ditë pastaj e vinim në zjarr dhe deri në maj vazhdo, ka tjetër shije”, u shpreh një amvisë.

Përgatitja e mishit në këtë formë ka një shije karakteristike e mund të përgatitet me mish qengji, dhie apo dhe lope dhe reziston për disa muaj. Ajo mund të piqet në prush ose mund të gatuhet në gjellë, zakonisht në fasule apo dhe të konsumohet me turshi.

Gazetare: Geralda Sali

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme