Anakonda e madhe, diamanti Diomande dhe efekti psikologjik i Sane, Nagelsmann dhe Tah përgatiten për Bregun e Fildishtë

Konferenca për shtyp e Gjermanisë në vigjilje të ndeshjes mes Bregun e Fildishtë kishte për protagonist julian Nagelsmann dhe Jonathan Tah.
Trajneri i Gjermanisë tregoi se Sane nuk rrezikonte vendin në formacion edhe pse në ndeshjen me Kuraçaon performanca e tij u kritikua shumë. “Leroy është një lojtar, tek i cili unë mbështetem shumë. Mendoj se ai është pre e një sindrome të çuditshme. Ata që e kritikojnë them se zmadhojnë atë çfarë nuk shkon tek ai”, tha Nagelsmann.
I pyetur për gjarprin që gjeti Kimmich në Winston-Salem, komisari teknik preferoi që të bënte shaka duke thënë: “Nuk gjeti një gjarpër dosido ishte një anakonda e madhe”. Ndërsa në fjalën e tij Jonathan Tah shpjegoi se ai dhe shokët e tij të skuadrës duhet të bëjnë kujdes me sulmuesin e Bregun e Fildishtë, Diomande. “Kemi të bëjmë me një talent të madh. Ai mund të vendosë i vetëm një ndeshje dhe ne duhet të bëjmë shumë kujdes”, tha mbrojtësi i Bayern-it. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




