Arbitrat shqiptarë në Europë/ Jorgji gjykon Granit Xhakën, Lata në Conference League

Arbitrat shqiptarë do të jenë në fushë të enjten në dy ndeshje të kompeticioneve europiane, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League, të programuara për t’u zhvilluar në orën 18:45.
Në UEFA Europa League, Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes Torreense–Sunderland, që do të zhvillohet në stadiumin “Estádio Municipal de Leiria”. Në këtë takim, dy asistentët e Jorgjit janë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Juxhin Xhaja do të jetë arbitri i katërt. Albert Doda është caktuar në rolin e AVAR.

Në UEFA Conference League, Florian Lata do të drejtojë sfidën Riga FC–FC Kairat Almaty, që do të luhet në stadiumin “Skonto Stadions”, në orën 18:45. Lata do të ketë në krah asistentët Erind Burgu dhe Ilir Tartaraj, ndërsa Andi Koçi do të jetë arbitri i katërt. Kreshnik Bajramaj është caktuar në sistemin VAR, ndërsa Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR.

Angazhimi i arbitrave shqiptarë në këto dy kompeticione europiane përbën një tjetër vlerësim për arbitrimin shqiptar dhe dëshmon rritjen, zhvillimin dhe besimin që ata gëzojnë në arenën ndërkombëtare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




