Arrestohet 29-vjeçari nga Puka, sekuestrohen drogë, eksploziv dhe municion me destinacion Kosovën

Aktualitet | 11 muaj më parë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Varkëtari”, ku u arrestua në flagrancë një 29-vjeçar nga Puka, i dyshuar për transport të lëndëve narkotike, eksplozivit dhe municionit drejt Kosovës.

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë e Tropojës dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet operative, kapën shtetasin L. P. duke lëvizur me automjet tip “Volkswagen” në fshatin Dushaj. Në bagazhin e tij u gjetën 1.2 kilogramë kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarr përcjellës, municion luftarak dhe një sasi parash.

Sipas policisë, materialet dyshohet se ishin transportuar më parë me varkë nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku automjeti ishte parkuar për të shmangur kontrollin.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe autoritetet e Kosovës, po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte këto lëndë. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme