Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

Aktualitet | 10 muaj më parë

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ka plagosur me thikë një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal Fier.

I plagosuri ka marrë dëmtime të lehta sipas policisë dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Ndërkohë policia ka referuar materialet hetimore në prokurori ndaj 44-vjeçarit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme