Ballafaqim mes trajnerit dhe lojtarëve, Ançeloti me tona të ashpra,

Spanjë | 2 vite më parë

Ditën e sotme Karlo Ançelotti dhe të gjithë lojtarët e Realit të Madridit kanë bërë një mbledhje ku thuhet se askush nuk është kursyer nga ana e trajnerit.

Italiani si rrallë herë ka qenë i ashpër me lojtarët duke përdorur tone të forta. Në këtë mbledhje të zhvilluar në qendrën stërvitore të Realit mësohet se lojtarëve u është kërkuar që të luajnë me më shumë grintë dhe jo vetëm me talent.

Mungesa e sakrificës për shokun, e parë në ndeshjen kundër Milanit, duhet të jetë një episod i veçuar dhe të mos përsëritet më ka qenë ideja e këtij ballafaqimi mes lojtarëve dhe trajnerit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme