Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowski-t, Fisnik Asllani në radarët e klubit katalan

Në Gjermani janë të bindur se e ardhmja e Fisnik Asllanit është e artë. Sulmuesi dardan, me paraqitjet e bëra në sezonin e kaluar dhe cilësitë e shfaqura në këtë fillim kampionati, ka tërhequr vëmendjen e një skuadre të madhe siç është Barcelona.
Sipas “SkySport Deutschland” emisarë të Barcelonës kanë kontaktuar me klubin ku militon Asllani në Bundesliga, TSG 1899 Hoffenheim. Bisedat e para kanë marrë jetë mes klubeve për të mësuar edhe kushtet, të cilat do të mundësonin transferimin e 23-vjeçarit.
Siç raportohet nga mediet gjermane në kontratën e firmosur nga Asllani kur u transferua nga SV Elversberg te TSG 1899 Hoffenheim ka një klauzolë sipas së cilës sulmuesi i lindur në Berlin do të mund të largohej pas sezonit të dytë me skuadrën e re nëse një tjetër ekipi do të ofronte diçka më pak se 30 milionë euro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




