Bota e mundjes në zi, ndahet nga jeta legjenda Rey Mysterio

Zi në botën e mundjes. Rey Mysterio, legjenda e sporteve luftarake, ka vdekur në moshën 66-vjeçare. Këtë e kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare, duke cituar familjen e mundësit meksikan.
Shkaku i vdekjes së papritur ende nuk është bërë i ditur. Emri i tij i vërtetë ishte Miguel Angel Lopez Diaz, me origjinë nga Tijuana.
Ai filloi të garonte në vitin 1976 dhe performoi për herë të fundit vitin e kaluar. Nipi i tij Oscar Gutierrez Rubio, i njohur si Rey Mysterio junior, vazhdon traditën familjare në WWE.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




