Cilat skuadra kanë përfituar më shumë prej shpenzimeve pa kriter të City-t!

Futboll Bota | 46 minuta më parë

Paratë e Manchester City-t qarkulluan në pjesën më të madhe të botës së futbollit. Midis verës së vitit 2009 dhe merkatos dimërore të vitit 2018, 46 klube nga 19 liga të ndryshme kanë finalizuar marrëveshje me  klubi anglez.

Një analizë e BBC-së, bazuar në të dhëna nga Transfermarkt, rindërton një shifër të përafërt me atë që ka shpenzuar City për të marrë në “Etihad Stadium” yje të globit.

Asnjë klub nuk mori aq shumë sa Ëolfsburg-u, i cili ka arkërtuar rreth 113.5 milionë euro për Edin Dzeko dhe Kevin De Bruyne. Monaco mban vendin e dytë me 107.6 milionë euro të arkëtuara për Benjamin Mendy dhe Bernardo Silva.

Arsenali kompleton podiumin me 83.5 milionë euro dhe një dallim të dukshëm: ata ishin ekipi që transferoi më shumë lojtarë te City, katër në total: Emmanuel Adebayor, Kolo Touré, Samir Nasri dhe Gaël Clichy.

Renditja ofron një pamje të shkallës së investimit, megjithëse nuk përfshin të gjitha kostot e një transaksioni. Tarifat e transferimit mund të përfshijnë komisionet e agjentëve, bonuset e nënshkrimit dhe shpenzimet ligjore ose administrative. Analiza gjithashtu përjashton huatë, transferimet falas dhe promovimet nga akademia e të rinjve.

Klubet spanjolle shfaqen në këtë hartë të kryesuara nga Barcelona, e cila ka përfituar 48.2 milionë euro nga shitjet e Yaya Touré dhe Claudio Bravo. Klubi katalanas vjen pas Valencias dhe Athletic Club midis klubeve spanjolle që fituan më shumë nga transferimet në klubet angleze gjatë periudhës së analizuar.

Valencia mori 73.5 milionë euro për David Silva dhe Nicolás Otamendi, ndërsa Athletic fitoi 65.3 milionë euro për Aymeric Laporte.

Sevilla gjithashtu, me 45.3 milionë euro për Álvaro Negredo dhe Jesús Navas; Atlético Madrid, me 44.7 milionë euro për Sergio Agüero dhe Martín Demichelis; dhe Real Madrid, me 30 milionë euro për Danilo. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme