“Shtëpia e Bernarda Albës” në skenën e Lezhës/Trupa “Liss” solli në skenën veprën e Federico García Lorcës
Shtëpia e Bernarda Albës” u ngjit në skenën e Pallatit të Kulturës në Lezhë, këtë herë përmes lojës së shtatë vajzave të reja dhe një poete.
Vepra e njohur e Federico García Lorcës u soll për publikun nga trupa “Liss”, nën regjinë e Alket Bushit.
Në qendër të dramës është Bernarda, një nënë që kërkon kontroll absolut mbi jetën e vajzave të saj. Përballë saj vendosen dëshirat, rebelimi dhe etja për liri, duke sjellë në skenë një konflikt të fortë familjar.
“Edhe në ditët e sotme ka nga ato familje që, me anë të rregullave të ngurta, i rrethojnë aq shumë fëmijët, sa ndoshta i bëjnë edhe ata të bëjnë veprime që nuk do të dëshironin t’i bënin në rrethana normale”, u shpreh një prej personazheve.
Personazhet e veprës u interpretuan nga aktoret e reja Keslin Perdoda, Alesia Alcani, Ester Pulaj, Eni Zefi, Ermela Qosaj, Orgesa Ndoj dhe Arvita Paloci. Ndërsa personazhin e La Poncias e interpretoi Elvira Llupi.
“Edhe pse ishte e vështirë me punë edhe përkushtimin që kemi pasur gjatë gjithë këtyre kohëve dhe me profesor Alketin kemi besoj arritur ta shfaqim në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Ishte pak e vështirë përshtatja me karakterit që kishim në pjesë. I praktikon sa më shumë që pjesa dilte sa më bukur dhe ta paraqisnim sa më bukur përballë publikut”.
“Kalimi nga komiket tek tragjikët nuk është aspak i lehtë. Sidomos për moshën tonë që jemi të vegjël 15-1 vjeç”.
“Kishim emocione të shumta, por gjithsesi i menaxhuam dhe besoj se shfaqja ka dalë shumë bukur”.
Një eksperiencë që i afron të rinjtë me teatrin dhe i jep jetë skenës së qytetin të Lezhës përmes talenteve të reja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





